Atletico Madridi ka arritur fitore ndaj Gironas në kuadër të xhiros së tetë të La Ligas spanjolle.
Atletico të shtunën fitoi me rezultatin 2:1, dhe vazhdon të mbetet i pamposhtur ndaj Gironas në përballjet e elitës së futbollit spanjoll.
Angel Correa i shënoi të dy golat në fitoren e skuadrës që drejtohet nga Diego Simeone.
Golin e parë e shënoi në minutën e pestë, ndërsa të dytin në minutën e 48-të.
Rodrigo Riquelme e shënoi golin e vetëm për Gironan.
Atletico ka 16 pikë në tetë ndeshje, ndërsa Girona ka shtatë pikë.