Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Atletico favorit për Grimaldon

Atletico Madridi duket se ka fituar garën me skuadrat tjera për shërbimet e mbrojtësit të krahut të majtë, spanjollit Alejandro Grimaldo. Sipas mediumeve nga Spanja, thuhet se Atletico është në negociata të avancuara me Benfican për transferimin e 25-vjeçarit në fund të sezonit.

Për kartonin e Grimaldos, Atletico ka ofruar rreth 20 milionë euro. Grimaldo është pjesë e Benficas prej vitit 2016 kur iu bashkua nga Barcelona B dhe me ekipin portugez ka kontratë deri në vitin 2023. Grimaldo përgjatë këtij sezoni ka shënuar dy gola dhe ka bërë tetë asistime në 37 paraqitje në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm