Atletico Madridi i është bashkuar Juventusit në garën për transferimin e sulmuesit polak të Napolit, Arkadiusz Milik, raporton “Corriere dello Sport”.
Milik është lojtar i adhuruar nga trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri. Sarri e kishte transferuar polakun te Napoli. Mirëpo, për sulmuesin polak është futur në garë edhe Atletico Madridi. Trajneri i Atleticos, Diego Simeone e sheh Milikun si përforcim ideal për repartin ofensiv.
Milik 26-vjeçar këtë edicion i ka luajtur 22 ndeshje në të gjitha garat dhe i ka shënuar 12 gola. Kontrata e tij me Napolin skadon në verën e vitit 2021.
Artikuj të ngjashëm