Juventusi është futur në garë për transferimin e sulmuesit polak të Napolit, Arkadiusz Milik, shkruan “Tuttosport”.
Klubi torinez është i gatshëm të përfshirë Federico Bernardeschin në marrëveshjen e shkëmbimit.
Milik 26-vjeçar ka kontratë me Napolin deri në verën e vitit 2021. Ai këtë edicion ka realizuar 12 gola në 22 ndeshje. Për Milikun po interesohet edhe Manchester Unitedi e Milani.