Atleti etiopian Chala Bayo, është suspenduar për dy vjet pasi ka sulmuar dhe grushtuar trajnerin e tij. Këtë veprim e bëri pasi mësoi se nuk është zgjedhur në skuadrën e Etiopisë për Botërorin e atletikës në Londër, që mbahet muajin e ardhshëm, shkruan sot Koha Ditore.
Bayo garoi në 3.000 metra vrapim me pengesa në Lojërat Olimpike "Rio 2016", por dështoi të arrijë në finale.
Bayo është konfrontuar me Yohannes Mohammedin, zëvendës-trajnerin e Etiopisë për disiplinën 3.000 metra me pengesa, në një ngjarje në Addis Ababa ku janë zbuluar 40 anëtarët e skuadrës së Etiopisë.
(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.