Përfaqësuesja e Kosovës në atletikë është kthyer të dielën në mesditë nga Serbia për në Kosovë. Kosova ishte pjesë e Ballkanikut U20 në palestër që të shtunën u mbajt në Beograd. Për herë të parë sportistë të Kosovës kanë garuar në një ngjarje ndërkombëtare në territorin e Serbisë. Në delegacion ishin gjashtë atletë, tre trajnerë dhe kryetari i Federatës së Atletikës, Halil Sylejmani.
“Në ora 12:00 kemi kaluar kufirin dhe kemi hyrë në Kosovë. Nuk kemi pasur asnjë problem, gjithçka ishte perfektë”, ka thënë Adrian Mazreku, njëri prej trajnerëve të Kosovës. Qëndrimi i delegacionit kosovar është bërë nën masa të rrepta të sigurisë. Deri më tani sportistët kosovarë nuk janë lejuar të garojnë në ngjarjet ndërkombëtare në territorin e Serbisë.