Atlanta Hawks ka triumfuar thellë 110:88 të martën mbrëma ndaj Miwaukee Bucks, duke barazuar në 2:2 serinë finale të plejofit në Konferencën Lindore të NBA-së.
“Ishte një angazhim i gjithë ekipit”, ka deklaruar trajneri i Atlantas, Nate McMillan.
Për më keq, ylli i Milwaukeet, Giannis Antetokounmpo, mori lëndim të gjurit.
Lou Williams me 21 pikë ishte realizuesi më i mirë te Atlanta, ndërsa 20 pikë i realizoi Bogdan Bogdanoviq. Jrue Holiday me 19 pikë ishte shënuesi më i mirë te Milwaukee.