Hammarby e ka nisur Kupën e Suedisë me fitore. Në fitoren 4:1 të Hammarbyt ndaj Eskilstunas të shtunën, një gol e shënoi Astrit Selmani, sulmuesi kosovar.
Selmani e shënoi golin e dytë të skuadrës në minutën e 17-t të duelit.
Ishte goli i tij i parë në një ndeshje zyrtare për skuadrën e re, pas transferimit te Hammarby nga Varbergsi në fillim të këtij viti.
Duelin e radhës, Hammarby e luan në udhëtim te Oskarshamns më 28 shkurt.