Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Aston Villa me ofertë të majme për Palhinhan

Joao Palhinha

Aston Villa është e vendosur për t’i siguruar shërbimet e mesfushorit Joao Palhinha në fund të këtij edicioni.

BBC ka njoftuar të hënën se Aston Villa tashmë i ka bërë ofertë zyrtare Fulhamit për portugezin. Mësohet se Villa ka ofruar 70 milionë euro për mesfushorin defensiv, i cili po kërkohet me ngulm nga trajneri Unai Emery.

27-vjeçari verën e shkuar iu bashkua Fulhamit nga Sportingu i Lisbonës dhe në edicionin e tij të parë në futbollin anglez, ka impresionuar me paraqitjet e tij.

Në 31 ndeshje kampionale të luajtura deri më tani, Palhinha ka bërë edhe tri asistime.

Ai ka kontratë me Fulhamin deri në vitin 2027, ndërsa ka edhe 20 paraqitje e dy gola të shënuar për Portugalinë.

Artikuj të ngjashëm