Aston Villa e ka fituar thellë ndeshjen e parë të plejofit të Ligës së Konferencës.
Ekipi i Premier Leagues së Anglisë mposhti në udhëtim Hibernianin e Skocisë me rezultatin 5:0.
Ollie Watkins realizoi “hat-trick”, ndërsa me nga një gol kontribuuan edhe Leon Bailey dhe Douglas Luiz.
Watkins golin e parë e shënoi në minutën e 17-të, të dytin në minutën e 33-të, ndërsa më pas Bailey shënoi për 3:0 në minutën e 42-të.
Watkins “hat-trickun” e kompletoi në minutën e 48-të, ndërsa Luiz nga penalltia në minutën e 74-t shënoi golin e pestë. Ndeshja e kthimit luhet më 31 gusht.