Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Aston Villa “shkatërron” Brightonin

Aston Villa ka shënuar fitore shumë të thellë përballë Brightonit.

Aston Villa të shtunën fitoi me rezultatin 6:1, në kuadër të xhiros së shtatë të Premier Leagues së Anglisë, ndaj skuadrës që është vlerësuar shumë për paraqitjet.

Ollie Watkins shënoi “hat-trick” në këtë ballafaqim.

Dy golat e parë i shënoi në minutën e 14-të dhe të 21-të.

Më pas, Pervis Estupinan shënoi autogol, në minutën e 26-të.

Zëvendësuesi Ansu Fati shënoi për 3:1 në minutën e 50-të.

Edhe Aston Villa e mposht Liverpoolin, e kalon në renditje Futboll 2 muaj më parë Aston Villa e mposht Liverpoolin, e kalon në renditje

Por në minutën e 65-të, Watkins realizoi edhe një tjetër gol dhe e kompletoi “hat-trickun”.

Pesë minuta para fundit realizoi edhe Jacob Ramsey, kurse Douglas Luiz e vulosi rezultatin përfundimtar.

Aston Villa në vendin e katërt dhe Brightoni në pozitën e tretë, kanë nga 15 pikë në shtatë ndeshje.