Aston Villa e ka siguruar pa telashe kualifikimin në Ligën e Konferencës. Aston Villa e fitoi edhe ndeshjen e dytë ndaj Hibernianit të enjten.
Ndeshjen e parë e pati fituar me rezultatin 5:0 dhe kështu të enjten u konfirmua si skuadra e radhës që kalon në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.
Dy gola i shënoi në pjesën e parë, ndërsa një tjetër në pjesën e dytë. Golin e parë e shënoi Duran në minutën e 11-të, kurse të dytin Bailey në minutën e 34-t.
Golin e tretë e realizoi Cash në minutën e 61-të.
Artikuj të ngjashëm