Jordan Henderson do të kthehet sërish në Angli, por në kuadër të Ligës së Konferencës kur do të ballafaqohet me Aston Villan, si futbollist i Ajaxit.
Kështu është caktuar pas shortit të tërhequr në Nyon të Zvicrës të premten gjatë ditës.
Hendersoni shkëputi kontratën me klubin e Arabisë Saudite, Al Ettifaq, pas gjashtë muajsh, dhe iu bashkua Ajaxit në janar.
Ajaxit iu desh koha shtesë për ta eliminuar Bodo/Glimtin të enjten mbrëma në plejof, për të avancuar në 1/8 e finales së Ligës së Konferencës.
Ndeshjet e para do të luhen më 7 mars, kurse ato kthyese më 14 mars.
Edhe
Aston Villa e Ajaxi pritet të zhvillojnë tjetër ndeshje të fortë
Aston Villa e Ajaxi në të kaluarën kanë qenë kampionë të Evropës.
Aston Villa e drejtuar nga Unai Emery ishte në krye të grupit dhe i fitoi katër nga gjashtë ndeshje. Përfundoi para Legias së Varshavës, AZ Alkmaarit dhe Zrinjskit.
Por dy gjigantët e futbollit evropian do të luftojnë mes vete për të zënë vend në çerekfinale.
Ajaxi përfundoi prapa Brightonit dhe Marseillet dhe nga Liga e Evropës, kaloi në Ligën e Konferencës.
Katër herë kampioni i Evropës po kalon edicion të vështirë.
Aktualisht zë vendin e pestë në Eredivisie, me 26 pikë prapa liderit, PSV Eindhovenit.
Aston Villa është në vendin e katërt në Premier League dhe synojnë vendin që dërgon në Ligën e Kampionëve.
Fiorentina, e cila ishte nënkampione e Ligës së Konferencës në edicionin e kaluar dhe u mposht nga West Ham Unitedi, do të luajë kundër Maccabi Haifas.
Fenerbahçe ballafaqohet me Royale Unionin, kurse Olympiacosi me Maccabi Tel Avivin.
Lille do të takohet me Sturm Grazin.
Servette – Viktoria Plzen, Molde – Club Brugge dhe Dinamo Zagreb – PAOK, janë çiftet tjera.
Edhe
Ndeshje interesante në Ligën e Konferencës
Te Dinamo e Zagrebit të enjten mbrëma shkëlqeu Arbër Hoxha. Hoxha asistoi në golin e barazimit 1:1. Me këtë rezultat, Dinamo e Zagrebit e eliminoi Real Betisin.
Tetë vendet e para të fazës grupore avancuan direkt në 1/8 e finales, ndërsa i pritën fituesit e plejofit. Fituesit e grupeve e kanë avantazhin e ndeshjes së kthimit, pasi luajnë në shtëpinë e vet.
Finalja e Ligës së Konferencës do të luhet në stadiumin “AEK Arena” në Athinë më 29 maj.
Çiftet e 1/8 së finales në Ligën e Konferencës
Servette – Viktoria Plzen
Ajax – Aston Villa
Molde – Club Brugge
Royale Union – Fenerbahçe
Dinamo Zagreb – PAOK
Sturm Graz – Lille
Edhe
Gjysmëfinale angleze në Ligën e Evropës
Maccabi Haifa – Fiorentina
Olympiacos – Maccabi Tel-Aviv