Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ndeshje interesante në Ligën e Konferencës

Ish-kampionët evropianë, Ajaxi dhe Aston Villa, do të takohen në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Konferencës.

Ndeshja ndërmjet Ajaxit e Aston Villas zhvillohet të enjten prej orës 18:45. Në këtë orar luhen edhe duelet Molde – Club Brugge, Olympiacos – Maccabi Tel Aviv dhe Sturm Graz – Lille. Ajaxi ishte kampion i Evropës katër herë, ndërsa Aston Villa ka triumfuar vetëm një herë.

Shqetësuese është situata për skuadrën holandeze të Diant Ramajt, nëse merren për bazë statistikat.

Ajaxi është mposhtur në të pesë ndeshjet e fundit në shtëpi nga skuadrat angleze, kurse në katër prej tyre ka dështuar të shënojë gol. Në njërin prej dueleve që nisin nga ora 21:00, Dinamo e Zagrebit e pret PAOK-un. Maccabi Haifa e pret Fiorentinan, finalisten e Ligës së Konferencës në edicionin e kaluar, kur u mposht nga West Ham Unitedi. Royale Unioni ballafaqohet me Fenerbahçen, teksa Servette takohet me Viktoria Plzenin.

Finalja në Ligën e Konferencës organizohet në “AEK Arena” të Athinës.

Artikuj të ngjashëm