Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Asensio i bindur se do të mbetet te Real Madridi

Marco Asensio është i bindur se ai do të mbetet lojtar i Real Madridit për edicionin 2021/2022. Ai ka theksuar se mund të jap ende për Realin.

“Synimi im është të vazhdoj qëndrimin te Reali, të jem i shkëlqyeshëm këtu dhe ta jap kontributin tim. Ndjej se kam ende shumë për t’i dhënë klubit”, ka thënë Asensio.

Asensio pësoi një lëndim që e la edhe jashtë përfaqësueses së Spanjës për Evropianin që përfundoi pak ditë më parë.

Asensio me Realin ka kontratë deri në qershor të vitit 2023.