Juventusi është afër marrëveshjes me mesfushorin brazilian të Barcelonës, Arthur Melo, shkruan “Corriere Torino”.
Krerët e Juventusit janë takuar me përfaqësuesit e Melos për të biseduar për një transferim të mundshëm. Është afër të arrihet marrëveshja. Po pritet që Arthur të kalojë te Juventusi në shkëmbim për Miralem Pjaniqin. Pjaniq po ashtu po preferon transferimin te Barcelona.