Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arthur i vendosur të mbetet te Barcelona

Mesfushori brazilian Arthur Melo është i interesuar që të qëndrojë te Barcelona, ndonëse për të po interesohen disa klube, përfshirë edhe Juventusi.

“Normalisht se është mirë kur interesohen klubet e mëdha, por unë kam vetëm një gjë në mendje: të luaj te Barcelona për shumë vite”, ka thënë Arthur përcjell “La Gazzetta dello Sport”.

Arthur 23-vjeçar iu bashkua Barcelonës nga Gremio në vitin 2018 dhe ndihmoi klubin që të fitonte titullin e Spanjës stinorin e kaluar.

Kontrata e tij me Barcelonën skadon në verën e vitit 2024.

"Tuttosport" ndërkohë ka njoftuar se Barcelona e Juventusi kanë arritur marrëveshje për të shkëmbyer Arthurin me Miralem Pjaniqin. 

Artikuj të ngjashëm