Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arteta lavdëron karakterin e Xhakës

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka lavdëruar mesfushorin shqiptar, Granit Xhaka.

Trajneri spanjoll ka përgëzuar Xhakën për mënyrën se si ka menaxhuar situatën me tifozët e “Topçinjve”.

“Mendoj se ajo që ai ka bërë është thjesht të shprehë ndjenjat e tij dhe të thotë: Kështu ndihem për situatën. Ai e ka bërë atë në një mënyrë për botën e jashtme që ndoshta nuk e kam parë më parë. Ka pasur shumë mbështetje nga të gjithë këtu brenda dhe mendoj se edhe tifozët kanë dhënë shumë mbështetje. Gjatë vitit të fundit, situata ka ndryshuar shumë. Ata kanë qenë të jashtëzakonshëm me ekipin dhe kanë qenë shumë mirë me të edhe individualisht, dhe ajo që kam ndier në atmosferë dhe mbështetjen ndaj tij është shumë pozitive. Nuk doja ta shihja të largohej kështu. Mendoj se ishte pak si ikja nga një situatë e vështirë dhe nuk mendoja se kjo pasqyronte personalitetin apo karakterin e Granitit. Kështu që më vjen mirë që ai ka qëndruar dhe më bën shumë përshtypje që ai ka mundur të flasë me atë pjekuri për situatën”, deklaroi Arteta.

Artikuj të ngjashëm