Alexandre Lacazette ka rikthyer formën e tij duke u shndërruar protagonist tek Arsenali në ndeshjet e fundit. Megjithatë, pavarësisht kësaj e ardhmja e sulmuesit francez nuk është e vendosur ende.
29-vjeçari ka kontratë me “Topçinjtë” deri në vitin 2022, por nuk ka pranuar ende vazhdimin e saj. Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka bërë të ditur se e ardhmja e lojtarit do të vendoset pas përfundimit të sezonit.
“Ne nuk kemi biseduar asgjë në lidhje me kontratën e tij. Jam i lumtur me mënyrën sesi është duke luajtur. Ne do të flasim në verë për pjesën e kontratës”, u shpreh Arteta. Lacazette këtë sezon me Arsenalin, në 19 ndeshje ka shënuar nëntë gola.