Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali vihet pas mbrojtësit Izzo

Drejtuesit e Arsenalit janë të gatshëm të shpenzojnë 30 milionë euro për shërbimet e mbrojtësit të Torinos, Armando Izzo.

Mediumet angleze kanë raportuar se trajneri i Arsenalit, Unai Emery, po kërkon me çdo kusht italianin 27-vjeçar, të cilin e sheh si përforcim të duhur për edicionin e ri.

Izzo edicionin e fundit ka pasur paraqitje të mira në Serie A, kurse karrierë ka bërë edhe te Genoa e Napoli.

Ai ka shënuar katër gola në 37 ndeshje gjatë edicionit të shkuar. Izzo te Torino është transferuar vitin e shkuar nga Genoa për nëntë milionë euro dhe ka kontratë deri në vitin 2022. Këtë vit ka debutuar me Italinë.