Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali ofron 25 mln për Sanabrian

Skuadra e Arsenalit duket se ka gjetur një zgjidhje të mirë dhe të lirë për repartin e sulmit në edicionin e ri. “Calciomercato” përcjell të enjten se Arsenali tashmë ka nisur negociatat me skuadrën e Torinos për sulmuesin Antonio Sanabria.

Madje, thuhet se Arsenali tashmë i ka bërë ofertë zyrtare ekipit italian, të cilit i ka ofruar 25 milionë euro për sulmuesin 27-vjeçar.

Sanabria është pjesë e Torinos prej vitit 2021, ndërsa këtë edicion ka treguar formë të mirë në kampionatin italian, ku ka realizuar 12 gola.

Ai ka kontratë me Torinon deri në vitin 2025, ndërsa është reprezentues i Paraguait.