Drejtuesit e Arsenalit kanë shprehur interesim për shërbimet e mesfushorit të Romës, Steven N’Zonzi.
Tabloidi anglez “The Sun” ka njoftuar të premten se trajneri i Arsenalit, Unai Emery po kërkon transferimin e mesfushorit 30-vjeçar me çdo kusht në fund të këtij edicioni, pasi ka punuar me të te skuadra e Sevillas.
N’Zonzi para fillimit të këtij edicioni u transferua te Roma dhe deri më tani ka një gol e dy asistime në 34 ndeshje në të gjitha garat, transmeton “Koha Ditore”. Ai ka kontratë me ekipin italian deri në vitin 2022 dhe kartoni i tij, vlerësohet rreth 35 milionë euro.
Francezi ka bërë karrierë edhe te Stoke City, Blackburni e Amiensi. Ka edhe 14 ndeshje me Francën.