Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali vihet pas argjentinasit Barco

Mesfushori argjentinas, Ezequiel Barco, pritet që gjatë afatit kalimtar të janarit të transferohet tek Arsenali.

“Daily Mail” të martën ka raportuar se Arsenali tashmë ka kontaktuar ekipin nga MLS-ja, Atlanta që ka në pronësi kartonin e Barcos 20-vjeçar.

Arsenali është i gatshëm të paguajë dëmshpërblim deri në 25 milionë për Barcon që vlerësohet ndër mesfushorët më të mirë në MLS, transmeton Koha Ditore. Ai ka kontratë me ekipin amerikan deri në fund të vitit 2022, kurse këtë edicion ka shënuar katër gola dhe ka bërë gjashtë asistime në 26 ndeshje në të gjitha garat.

Barco te Atlanta është transferuar në janar të vitit të shkuar nga Independiente për 12 milionë euro.

Artikuj të ngjashëm