Vëzhguesit e Arsenalit kanë qenë prezent të shtunën në ndeshjen eliminatore të Italisë për “Euro 2020” kundër Finlandës për të përcjellë Nicolo Barellan.
Ata janë ndarë të kënaqur me atë që kanë parë, pasi Barella shënoi golin e tij të parë me përfaqësuesen e Italisë, transmeton “Koha Ditore”. Mesfushori i Cagliarit është duke u kërkuar edhe nga Chelsea.
Madje Chelsea kishte tentuar të transferonte 22-vjeçarin në afatin kalimtar të janarit. Mirëpo, Arsenali do të futet në garë tash për futbollistin e talentuar italian.