Arsenali raportohet se ka vendosur të refuzojë çdo ofertë që vjen për Alexis Sanchezin nga rivalët në Premier Ligë.
Manchester City raportohet se është duke kërkuar me ngulm shërbimet e kilianit dhe thuhet se i ka ofruar pagën që ai po kërkon, prej rreth 400 mijë funtesh në javë.
Sanchezi po hyn në vitin e fundit në kontratën e tij dhe Arsenali duhet të vendosë nëse dëshiron të përfitojë nga shitja e tij sivjet, apo ta lë si lojtar të lirë verën e ardhshme.
Gjithsesi, “The Express” raporton se trajneri i “Topçinjve”, Arsene Wenger, ka refuzuar shitjen e tij në Premier Ligë dhe dëshiron ta mbajë atë në skuadër, qoftë edhe për vetëm një sezon.
Wengeri shpreson që PSG të bëjë ofertë zyrtare për futbollistin, ndërsa për të është interesuar edhe Bayerni.