Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali refuzon 50 milionë funte për Sanchezin

Arsenali raportohet se ka refuzuar ofertën prej 50 milionë funtesh të Manchester Cityt për Alexis Sanchezin.

Sipas SkySports, kjo ishte oferta e parë e Cityt, por klubi nga Manchesteri nuk është dorëzuar dhe ka bërë gati ofertën e re, por pa përfshirë lojtarë.

Gjatë ditës u raportua se në marrëveshje për transferimin e kilianit mund të përfshihen edhe lojtarët si Raheem Sterling apo Sergio Aguero.