Arsenali po synon transferimin e mesfushorit të Juventusit, Manuel Locatelli, në afatin kalimtar të verës. Kështu ka raportuar të mërkurën “Calciomercato”.
Arsenali ka ndjekur edhe më herët futbollistin e Përfaqësueses së Italisë. 25-vjeçari me Juventusin ka kontratë deri në qershor të vitit 2026.
Vlera e tij në tregun e transferimeve është 30 milionë euro. Locatelli iu bashkua Juventusit në vitin 2021. Për një kohë ishte i huazuar te Sassuolo, ndërsa ka luajtur edhe për Milanin