Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali rivalizon Man Unitedin për yllin e Leipzigut

Pas Manchester Unitedit, në garë për yllin e Leipzigut, Christopher Nkunkun, ka hyrë edhe Arsenali.

“Football London” pretendon se Arsenali është i gatshëm të “luftojë” me Man Unitedin për të siguruar shërbimet e mesfushorit francez.

Drejtuesit e klubi anglez planifikojnë që të shesin Nicolas Pepen në verë dhe më pas ta transferojnë Nkunkun.

Për 24-vjeçarin ka interesim edhe të disa klubeve të tjera evropiane.

19 gola dhe 13 asistime është bilanci fantastik i Nkunkus me ekipin gjerman këtë edicion në 31 ndeshje.

Ai kontratë me Leipzigun deri në vitin 2024.