Arsenali po shihet favorit përballë Manchester Unitedit dhe Tottenhamit për të siguruar transferimin e mesfushorit të Leipzigut, francezit Christopher Nkunku.
“FootMercato” ka shkruar të martën se paraqitjet e mira të mesfushorit te Leipzigu, ka bërë që Arsenali të insistojë në transferimin e tij gjatë kësaj vere. Për të mposhtur konkurrencën e Unitedit e Tottenhamit, Arsenali ka ofruar 40 milionë euro për ta bindur Leipzigun në lirimin e 23-vjeçarit.
Nkunku ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë tetë asistime në 32 ndeshje këtë sezon te Leipzigu, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2024. Nkunku te Leipzigu u transferua para dy vjetësh nga Paris Sanit-Germaini për 13 milionë euro.
Artikuj të ngjashëm