Arsenali po planifikon të largojë gjatë verës së paku gjashtë futbollistë. Mediat angleze të martën kanë bërë të ditur se trajneri Mikel Arteta po kërkon që nga shitja e këtyre futbollistëve të krijojë një fond prej 100 milionë eurosh për të përforcuar ekipin për sezonin e ardhshëm.
Futbollistët që pritet të largohen nga londinezët janë Eddie Nketiah Matteo Guendouzi, Matiland-Niel, Lucas Torreria, Hector Bellerin dhe Alexandre Lacazette.
Trajneri Arteta thuhet se u ka bërë të ditur drejtuesve të klubit se nuk llogaritë në shërbimet e këtyre lojtarëve për edicionin e ri.