Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali do të largojë katër lojtarë në verë

Drejtuesit e Arsenalit kanë marrë vendim që në fund të këtij edicioni ti largojnë katër futbollistë pas konsultimeve me trajnerin Mikel Arteta.

Sulmuesi Alexandre Lacazette, mbrojtësi David Luiz dhe mesfushorët Lucas Torreira e Matteo Guendouzi pritet të mos jenë pjesë e ekipit londinez për edicionin e ardhshëm. Mësohet se trajneri Arteta ka bërë me dije se nuk llogarit në asnjërin prej tyre pas këtij sezoni dhe ka sugjeruar largimin e tyre. Gjithashtu, te Arsenali e konsiderojnë këtë lëvizje si veprim të duhur edhe për të ulur shpenzimet në klub.