Sulmuesi i krahut, nigeriani Samuel Chukwueze pritet që edicionin e ardhshëm të luaj në Premier League, te skuadra e Arsenalit.
Gazeta britanike "Daily Mail" ka njoftuar të premten se Arsenali i ka bërë ofertë zyrtare Villarrealit për transferimin e 19-vjeçarit, në fund të këtij edicioni, transmeton Koha Ditore.
Për kartonin e tij, Arsenali është i gatshëm të shpenzojë 20 milionë euro dëmshpërblim.
Chukwueze në fund të vitit të shkuar ka debutuar me ekipin e parë të Villarrealit dhe këtë edicion ka treguar paraqitje të mira.
Ai ka realizuar shtatë gola dhe ka bërë katër asistime në 30 paraqitje. Chukwueze ka edhe një paraqitje me Përfaqësuesen e Nigerisë kurse me skuadrën spanjolle ka kontratë deri në vitin 2023.