Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali pa telashe ndaj Southamptonit

Arsenali ka shënuar fitore bindëse të shtunën në shtëpi ndaj Southamptonit me rezultatin 3:0.

Ndeshja e xhiros së 16-të në Premier League u dominua nga “Topçinjtë”.

Në pjesën e parë vendasit realizuan dy gola. Në minutën e 21-të Alexandre Lacazette realizoi për 1:0.

Vetëm gjashtë minuta më vonë ishte Martin Odegaard që shënoi për 2:0.

Golin e tretë dhe të fitores londinezët e realizuan në minutën e 62-të me mbrojtësin Gabriel për 3:0.

Tek Arsenali deri në minutën e 81-të luajti Granit Xhaka derisa te Southamptoni për 70 minuta luajti Armando Broja.

Arsenali me këtë fitore renditet i pesti me 26 pikë, ndërsa Sottoni është i 16-ti me 16 pikë.

Artikuj të ngjashëm