Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali në garë për Roberton

Arsenali ka hyrë në garë për të transferuar futbollistin e Barcelonës, Sergi Roberton.

Spanjollit i skadon kontrata me Barçën në fund të sezonit. Ai ka refuzuar ta vazhdojë kontratën dhe pritet të largohet në fund të sezonit si lojtar i lirë.

Andaj, Arsenalit i mbetet që të merret vesh me lojtarin, për të cilin nuk do të ketë nevojë që të paguajë dëmshpërblim. Përveç Arsenalit, në garë për Roberton është edhe Manchester City.