Pas Evertonit edhe Arsenali është futur në garë për mesfushorin me tipare sulmuese të Shakhtar Donetskut, Mykhalo Mudryk. “Sky Sports” ka raportuar të premten se Arsenali po bën gati ofertën për ta bindur Shakhtarin në lirimin e 21-vjeçarit në afatin kalimtar të janarit.
Mësohet se për transferimin e tij, Arsenali është i gatshëm të ofrojë mbi 30 milionë euro. Mudryk në fillim të vitit të shkuar është promovuar në ekipin e parë të Shakhtarit dhe po shkëlqen këtë edicion.
Ai ka shënuar dy gola dhe ka bërë tri asistime në pesë paraqitje në të gjitha garat.
Mudryku ka kontratë me Shakhtarin deri në fund të vitit 2026, ndërsa ka edhe pesë paraqitje me Përfaqësuesen e Ukrainës.