Sport

Arsenali monitoron Sterlingun

Arsenali është në kërkim të një sulmuesi të krahut. Sipas “Daily Star”, klubi londinez është duke e monitoruar situatën e Raheem Sterlingut te Manchester City.

Sulmuesi anglez nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës dhe mund të largohet nga “Qytetarët”.

Sterling ka humbur vendin në formacionin bazë te kampioni në fuqi i Anglisë.

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, i cili punoi me Raheem Sterling gjatë kohës sa ishte asistent i Guardiolas në Manchester City, raportohet se ka vënë yllin anglez në krye të listës së objektivave të ‘Topçinjve’ për një transferim të mundshëm.

Për sulmuesin anglez interesim ka shprehur edhe Barcelona.