Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sterling mund të huazohet tek Arsenali

Raheem Sterling është i hapur për t’u huazuar tek Arsenali. Mediat angleze kanë bërë të ditur se drejtuesit e klubit londinez po e kërkojnë në formë huazimi anglezin që do të largohet nga Manchester City.

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta thuhet se do të luajë rol kyç në transferimin e Sterlingut, me të cilin ka punuar sa ishte ndihmëstrajner te Manchester City.

Sterling do të largohet gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi nuk është i kënaqur me situatën e tij te City.

Për shërbimet e 26-vjeçarit interesim të vazhdueshëm ka shprehur edhe Barcelona.

Artikuj të ngjashëm