Arsenali ka arkëtuar pikët e plota në javën e katërt të Premier Ligës ndaj Bournemouthit.
Skuadra e Arsene Wengerit shënoi fitore bindëse prej 3 me 0, transmeton Koha.net.
Ishte Welbeck ai që shkëlqye në këtë përballje duke u përfshirë në të tria golat, ai shënoi dy prej tyre, ndërsa bëri një asist për sulmuesin francez, Lacazette.
Arsenali tani ka 6 pikë në vendin e nëntë, përderisa Bournemouthi nuk ka marrë asnjë pikë në katër ndeshje dhe mban vendin e parafundit.
Artikuj të ngjashëm