Arsenali ka shënuar fitore të lehtë në udhëtim te Club Brugge të mërkurën mbrëma, në ndeshjen e xhiros së gjashtë të “Championsit”.
Arsenali fitoi 3:0.
Noni Madueke i shënoi dy gola, në minutën e 25-të dhe të 47-të, kurse Gabriel Martinelli realizoi në minutën e 56-të për 3:0.
Për Arsenalin ishte fitorja e gjashtë në po aq ndeshje të luajtura dhe është i vetmi ekip me sukses të tillë. Ka 17 gola të realizuar e vetëm një të pranuar.
Prin në tabelë me 18 pikë.
Skuadra belge mbetet me katër pikë në vendin e 31-të.