Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali konsideron shitjen e Xhakës

Foto: Reuters

Arsenali është duke konsideruar shitjen e mesfushorit Granit Xhaka në afatin dimëror.

Trajneri Unai Emery, ka raportuar se Xhakës i është hequr shiriti i kapitenit, derisa në krye të “Topçinjve” pritet të jetë sulmuesi Pierre-Emerick Aubameyang.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas mediave angleze, kosovari nuk ka të ardhme në klub, pasi Emery nuk ka arritur ta pohojë se Xhaka do të qëndrojë, transmeton kp.

“E ardhmja është e ardhmja e Arsenalit. Kemi ndeshje të rëndësishme të shtunën”, deklaroi ai.

Emery ka vendosur që Xhaka të mos luaj kundër VictoriaGuimaraes, klub më të cilin do të luajnë sot.