Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali kërkon Upamecanon

Arsenali mendon të përforcojë mbrojtjen me futbollistin e ri francez të RB Leipzigut, Dayot Upamecano, njoftoi "Goal.com" të mërkurën.

Arsenali e sheh 20-vjeçarin si ideal për vijën e mbrojtjes. Leipzigu po mendon të vazhdojë kontratën me Upamecanon, përtej vitit 2021, por në rast se francezi vendos kundër qëndrimit, atëherë skuadra gjermane do ta shesë atë, transmeton Koha Ditore.

Upamecano është pjesë e ekipit U-21 të Francës. Te Leipzigu është nga janari i vitit 2017, kur u transferua nga Salzburgu për dhjetë milionë euro. Këtë stinor ka pasur probleme me lëndime. Në total ka luajtur 22 ndeshje në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm