Gjigantët e Bundesligës dhe Premier Leagues janë në garë për mbrojtësin e Lepzigut, Dayot Upamecano, ka raportuar të martën gazeta gjermane, Bild.
Për 22-vjeçarin që përfaqëson Francën janë në garë disa klube të mëdha në Evropë, por ai të ardhmen e tij do ta zgjedhë midis Bayern Muenchenit, Liverpoolit dhe Chelseat. Upamecano këtë edicion në 26 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar një gol dhe ka kontribuar me një asistim. Me Lepzigun ka kontratë deri në qershor të vitit 2023, ndërsa kësaj skuadre iu bashkua nga Red Bull Salzburgu në janar të vitit 2017.