Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali kërkon Jordanin

Skuadra e Arsenalit ka shprehur interesim për mesfushorin e Eibarit, Joan Jordan ka njoftuar të enjten gazeta spanjolle "Marca".

Bëhet e ditur se Arsenali tashmë ka nisur kontaktet me Eibarin dhe për transferimin e 24-vjeçarit, ka ofruar 15 milionë euro dëmshpërblim, transmeton koha.net.

Jordan te Arsenali shihet si zëvendësim ideal për mesfushorin uellsian Aaron Ramsey, i cili në fund të këtij edicioni do t'i bashkohet Juventusit. Jordan ka kontratë me Eibarin deri në vitin 2020 kurse këtë edicion ka shënuar tri gola dhe ka asistuar katër herë në 29 ndeshje për ekipin spanjoll. Ai karrierë ka bërë edhe te Espanyoli e Real Valladolidi.

Artikuj të ngjashëm