Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali me ofertë për mesfushorin Veretout

Skuadra e Arsenalit ka bërë ofertë zyrtare për shërbimet e mesfushorit të Fiorentinës, francezit Jordan Veretout.

Tabolidi "The Sun" raporton të mërkurën se Arsenali ka ofruar 30 milionë euro dëmshpërblim për transferimin e Veretoutit në fund të këtij edicioni. 26-vjeçari, te Arsenali shihet si zëvendësim për uellsianin Aaron Ramsey, i cili karrierën do ta vazhdoj te Juventusi, transmeton Koha Ditore.

Veretout, këtë edicion ka pesë gola e katër asistime në 30 paraqitje për Fiorentinën, ekip më të cilin ka kontratë deri në qershor të vitit 2021. Ai karrierë ka bërë edhe te Aston Villa, St. Etienne e Nantesi.

Artikuj të ngjashëm