Sport

Arsenali me ofertë për mesfushorin Weigl

Skuadra e Arsenalit ka bërë gati ofertën për shërbimet e mesfushorit të Borussia Dortmundit, Julian Weigl.

"Bild" ka shkruar të enjten se Arsenali është i gatshëm të ofrojë 30 milionë euro dëmshpërblim për kartonin e tij.

Weigl pritet të largohet nga ekipi gjerman gjatë kësaj vere kurse pëlqehet shumë nga trajneri i Arsenalit, Unai Emery.

Ky i fundit e sheh 23-vjeçarin si zëvendësim për uellsianin Aaron Ramsey që ka kaluar te Juventusi. Weigl ka kontratë me Dortmundin deri në vitin 2021 kurse edicionin e shkuar ka patur 25 ndeshje në të gjitha garat. Ai po përcillet edhe nga Tottenhami e PSG-ja.