Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali kërkon Andersonin

Felipe Anderson do të largohet nga West Ham Unitedi gjatë këtij afati kalimtar, por do të mbetet në Premier League.

“Daily Mail” ka bërë të ditur se Arsenali tashmë ka bërë ofertë për shërbimet e Andersonit, që pëlqehet shumë nga trajneri Mikel Arteta, transmeton KOHA. 

Mësohet se Arsenali ka kërkuar huazimin njëvjeçar të brazilianit me detyrim të blerjes së tij në fund të edicionit 2020/21 për 25 milionë euro.

Anderson ka kontratë me West Hamin deri në vitin 2022 kurse para dy vjetësh iu bashkua nga Lazio për 38 milionë euro.

Edicionin e shkuar, mesfushori 27-vjeçar ka pasur telashe me lëndime dhe nuk ka bindur me paraqitjet e tij. Ai ka shënuar një gol dhe ka bërë pesë asistime në 27 ndeshje për West Hamin.