Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali ka marrëveshje me Thuramin

Sulmuesi Marcus Thuram do të jetë përforcimi i parë i skuadrës së Arsenalit për sezonin e ardhshëm, ka raportuar “The Sun” të martën. Mësohet se Arsenali tashmë ka arritur marrëveshje personale me Thuramin, i cili në fund të sezonit do të jetë lojtar i lirë.

Thuram është pjesë e Borussia Moenchengladbachut, ndërsa ka refuzuar rinovimin e kontratës për shkak se dëshiron që karrierën ta vazhdojë në Angli.

Ai pritet të firmosë parakontratë me Arsenalin në janar të vitit të ardhshëm përpara se të transferohet falas tek londinezët. 25-vjeçari ka shënuar 12 gola këtë edicion për ekipin gjerman, të cilit iu bashkua në vitin 2019.