Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali interesohet për talentin e Stuttgartit

Arsenali është duke monitoruar mesfushorin e Stuttgartit, Berkay Ozcan, ka njoftuar agjenti i lojtarit.

19-vjeçari ka debutuar për ekipin e ligës së dytë në muajin gusht dhe deri më tani ka realizuar 18 paraqitje në të gjitha garat.

Forma e tij e mirë në Bundesliga 2 ka joshur interesimin e shumë klubeve europiane, por agjenti i tij Baris Yukselen ka konfirmuar se Arsenali është duke e monitoruar për së afërmi.

“Shumë klube janë të interesuara për Berkayn. Arsenali e ka në listë lojtarin, por për momentin ai është i fokusuar te Stuttgarti”, ka thënë Yukselen për football.london.

Image