Mbrojtësi i majtë i Benficas, Alejandro Grimaldo është në plane të Arsenalit në afatin kalimtar të verës, njofton "Calciomercato" të mërkurën.
Juventusi po ashtu po përcjellë situatën e 23-vjeçarit, vlera e të cilit në treg sillet në rreth 40 milionë euro. Grimaldo ka kontribuar në katër gola e gjashtë asistime në 26 ndeshje në elitën e Portugalisë këtë stinor.