Arsenali ka shënuar edhe një fitore në Premier Ligë, për të mbajtur gjallë shpresën për top-katërshe dhe kualifikimin në Ligën e Kampionëve.
“Topçinjtë” fituan 2 me 0 ndaj Sunderlandit fal dy golave të Alexis Sanchezit.
Arsenali tani ka 72 pikë në pozitën e pestë, një më pak se Liverpooli, që është i katërti, teksa deri në fund ka mbetur edhe një xhiro. Manchester City është i treti dhe ka 75 pikë. Në xhiron e fundit Arsenali pret Evertonin, ndërsa Liverpooli Middlesbroughin, e City i shkon Watfordit. Për të siguruar top-katërshen Arsenalit i duhet patjetër fitorja ndaj Evertonit dhe të shpresojë në humbjen e Cityt, apo në një gabim të Liverpoolit.